VIDEO/ Godet kundërshtarin me top, Macron bëhet “hit” në rrjetet sociale

schedule10:21 - 29 Korrik, 2020

schedule 10:21 - 29 Korrik, 2020

Presidenti francez, Emmanuel Macron, gjatë një ndeshjeje futbolli me disa të rinj në kopshtet e kështjellës së Chambord, pa dashje u kthye në një lojtar komik. Pasi mori topin e gjuajti me forcë duke goditur në fytyrë një kundërshtar, i cili u rrëzua në tokë.

Djaloshi u ngrit sërish në këmbë, ndërsa presidenti francez nuk e ndaloi lojën për asnjë moment. Videoja përfundoi në rrjetet sociale duke tërhequr shumë komente. /abcnews.al