VIDEO | Gnabry nuk ndalet as te Gjermania, përmbys Belgjika!

schedule21:28 - 19 Nëntor, 2019

schedule 21:28 - 19 Nëntor, 2019

Po luhen sfidat e sotme kualifikuese të Euro 2020 dhe që në minutat e para, rezultatet janë surprizë. Belgjika u shokua nga Qipro, pasi miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 14-të, me anë të Iannou. Megjithatë, festa e tyre zgjati vetëm dy minuta, pasi Beteke barazoi menjëherë për “Djajtë” belgë, ndërsa De Bruyne në të 36′ përmbysi gjithçka!

Edhe Gjermania u shokua shumë shpejt nga Irlanda e Veriut. Smith kaloi miqtë në avantazh në minutën e shtatë dhe “Pancerave” iu deshën plot 12 minuta që të rikthenin normalitetin në fushën e tyre. Ishte ylli i Bayern, Serge Gnabry, ai që shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 12-të./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!