Roma dhe Atalanta ka përfunduar në barazimin 1-1 në “Olimpico” të kryeqytetit.
Të parët që kaluan në avantazh ishin zikaltërit bergamesë, pasi në minutën e 8’ Koopmeiners shënoi një gol tepër të bukur. Ende pa mbaruar pjesa e parë, në të 39’, Dybala barazoi shifrat duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.
Ndeshja ishte tepër sfiduese dhe e luftuar nga të dyja palët, ku këtë gjë e tregojnë mjaft mirë edhe kartonat e verdhë të marrë gjatë kohës së rregullt.
Me këtë rezultat, Roma renditet në vednin e tetë me 29 pikë, ndërsa Atalanta në vendin e gjashtë me 30 pikë./h.ll/abcnews.al