VIDEO/ Gjyqtari që shkaktoi kaos në Kupën e Afrikës u dënua për korrupsion në 2018

schedule21:26 - 12 Janar, 2022

schedule 21:26 - 12 Janar, 2022

Gianni Chicazue, i cili u bë gaz i botës në Copa Africa, u dënua për korrupsion disa vite më parë.

Arbitri gaboi së pari për fishkëllimën në 85’dhe pastaj në 89:45 në fund të ndeshjes ndërmjet Malit dhe Tunizi (1-0) për Copa Afrika.

Chicazue, i cili ka qenë objekt i ankesave intensive nga humbësit, por edhe tallur nga mediat dhe tifozët në mbarë botën, duket se ka një të kaluar jo të mirë, shkruan albeu.com.

Siç u bë e ditur, arbitri në fjalë ishte dënuar për korrupsion në vitin 2018,  në një ndeshje të Ligës së Kampioneve Afrikane mes Esperance dhe Premier Agosto.

Arbitri kishte dhuruar një penallti shumë të diskutueshme në atë ndeshje e cila përfundoi 4-2.

Dënimi i vendosur ndaj tij ka nisur në nëntor 2018, por është hequr nga FIFA në janar 2019.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!