VIDEO/ Gjithçka ters për Schalke 04, autogol qesharak i Mustafit

schedule16:56 - 13 Mars, 2021

schedule 16:56 - 13 Mars, 2021

Schalke 04 ndodhet në krizë totale, renditet në vend të fundit të Bundesligës dhe objektivi mbijetesë është shumë i vështirë për t’u arritur.

“Blutë Mbretërorë” po luajnë në transfertë kundër Wolfsburg dhe ndodhen në disavantazh të katërfishtë.

https://streamable.com/9720ao

Sfida u zhbllokua pas gjysmë ore lojë. Shkodran Mustafi realizoi një autogol me kokë gjatë tentativës për të larguar topin.

Kur gjërat nuk ecin mbarë edhe fati të braktis. Pas autogolit të mbrojtësit shqiptar, “Ujqit” shënuan edhe dy gola të tjerë dhe kryesojnë 3-0. /abcnews.al