VIDEO/Gjiko përfundon në spital, çfarë i thanë mjekët

schedule19:55 - 23 Qershor, 2021

schedule 19:55 - 23 Qershor, 2021

Rep-artisti i njohur, Gjiko ka shpërndarë së fundmi një video në Instagram të realizuar në Spitalin Amerikan të Kosovës, me anë të të cilës ka njoftuar se është në finalizim të projektit të ri.

Në bashkëbisedimin e bërë me mjekun, Gjiko ndan një pjesë të këngës që është bashkëpunim me artistin Ermal Fejzullahu dhe thotë se nuk ka asgjë por e gjithë kjo është për shkak të këngës së tyre.

Ky bashkëpunim siç edhe mund të dëgjohet në video, besohet se do të jetë një nga hitet e verës.

“Isha te Spitali Amerikan më thanë ti je mirë por kënga shumë e ‘smut’”, ka shkruar ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GJ I K O (@gjikotheflyboy)

Projekti është realizuar si gjithnjë në studion e ‘Redbox’ nga producenti i njohur BigBang. Ndërkohë kënga e dyshes pritet të publikohet të premten më datë 25 qershor./abcnews.al