VIDEO/ “Gjigantët” e mbyllin me fitore, City e Aston Villa nuk i ndahen kreut

schedule18:16 - 30 Dhjetor, 2023

schedule 18:16 - 30 Dhjetor, 2023

Manchester City e mbyll fazën e parë të Premier League-s në vendin e tretë me 40 pikë, aq sa ka edhe Arsenal, 2 më pak se Liverpool e 1 më pak se Aston Villa. Kampionët në fuqi të Anglisë mposhtën 2-0 Sheffield Utd në “Etihad” me gola të Rodri e Julian Alvarez.

“Shpatat” e Sheffield United rezistuan më pak se 15 minuta lojë në takimin e “Etihad Stadium”, ndaj “Qytetarëve” të Manchester City, teksa pas një kombinimi të bukur mes futbollistëve vendës, Rodri i krijon hapësirë vetes dhe me një goditje të saktë mposht portierin kundërshtar. Për të shënuar golin e dytë mendoi “fantazisti”, Phil Phoden, i cili pasi futet thellë në zonë nga e majta pason në shtyllën e dytë për Alvarez, që shtyn topin në rrjetë, 2-0.

Në krahun tjetë, skuadra e Aston Villa fitoi në “frymën e fundit” përballë Burnley, teksa deri një minutë para përfundimit të kohës së rregull, rezultati ishte mbërthyer në shifrat 2-2, teksa për vendësit kishin shënuar Baily dhe Diaby, ndërsa për miqtë Amdouni dhe Foster, ndërsa në fundin e takimit, Aston Villa fitoi një 11-metërsh që u shdërrua në gol nga Douglas Luiz.

Në përballjet e tjera, Crystal Palace fitoi me rezultatin e thellë, 3 me 1, ndaj Brendtford, duke siguruar fitoren e tretë radhazi, që e çon në kuotën e 21 pikëve. Ndërsa fitore e thellë me rezultatin, 3-0 regjistroi edhe skuadra e Wolves përballë “Bluve” të Everton. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Aston Villa 3 – 2 Burnley

Manchester City 2 – 0 Sheffield United 

Wolves 3 – 0 Everton

Crystal Palace 3 – 1 Brentford 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!