VIDEO | Gjesti “fair-play”, sulmuesi turk zbulon pse vendosi të ndalë lojën

schedule19:56 - 6 Shkurt, 2020

schedule 19:56 - 6 Shkurt, 2020

Një tjetër gjest i bukur “fair-play” është regjistruar, kësaj radhe në Turqi. Sulmuesi i Kestelspor, Mehmet Kucukdurmus ka ndaluar aksionin pas një tërheqje muskulore të mbrojtësit kundërshtar.

Episodi ka ndodhur në divizionin e pestë të futbollit turk. Një sprint për topin ka sforcuar mbrojtësin e Yataganspor dhe Kucukdurmus, i cili dilte i vetëm me portierin dhe kishte shanse shumë të mëdha për të shënuar, ka vendosur të ndalë lojën.

Kohë më parë më ndodhi edhe mua një dëmtim i tillë dhe m’u desh të qëndroja jashtë rreth 6-7 muaj. Sapo pashë mbrojtësin të bllokohej në atë mënyrë mu kujtuan momentet e tmerrshme që kalova vetë.

E di që kisha mundësi për të shënuar, por ndërgjegjja ime nuk më lejoi ta bëja atë veprim. Nuk më intereson të fitoj ndonjë çmim ‘fair-play’ për këtë gjest, rëndësi ka që të kem hyrë në zemrat e njerëzve me atë që bëra“, thekson për Goal, Mehmet Kucukdurmus. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!