Futbollistët myslimanë të Arsenali tani kanë vendin e tyre për t’u lutur në stadiumin “Emirates”.
Me iniciativën e Mohamed Elneny, futbollistit egjiptian të Arsenal, drejtuesit e klubit vendosën të ndërtojnë këtë dhomë për të zgjidhur një problem të lojtarëve, sidomos në muajin e Ramazanit.
“Jam shumë krenar që kam hapur dhomën e lutjes së lojtarëve tanë në “Emirates”. Të kesh këtë hapësirë për reflektim dhe lutje do të ndryshojë jetën e lojtarëve të ardhshëm të Arsenalit. Unë jam vërtet mirënjohës për stafin dhe të gjithë klubin për realizimin e kësaj”, u shpreh Elneny./h.ll/abcnews.al
Arsenal’s Mohamed Elneny has opened up a multi-faith prayer room at the Emirates Stadium ❤️? pic.twitter.com/Gw5cPzLhRN
— GRM Daily (@GRMDAILY) March 12, 2024