VIDEO/ Gjermania përmbys Ukrainën, Zvicra befason Spanjën. Suedia në festë

schedule21:35 - 14 Nëntor, 2020

schedule 21:35 - 14 Nëntor, 2020

Mbyllen pjesët e para të 4 dueleve të mbrëmjes së sotme të Nations League. Gjermania ia ka dalë të përmbysë avantazhin e Ukrainës në takimin që po luhet në “Red Bull Arena” të Leipzig.

 

Miqtë zhbllokuan ndeshjen në minutën e 12-të me anë të Roman Yaremchuk, teksa vendasit barazuan 11 minuta më pas. Aksion fantastik, asist i Leon Goretzka dhe konkretizim shumë i bukur i Leroy Sane.

Mesfushori i Bayern Munchen dhuroi një tjetër asist në minutën e 33-të, që u kthye në gol nga Timo Werner. 2-1 për Gjermaninë, që ngjitet në krye të grupit 4 për momentin.

Në këtë grup po zhvillohet edhe përballja tjetër, ajo mes Zvicrës dhe Spanjës. Helvetët ndodhen në avantazh falë golit të Remo Freuler në minutën e 26-të. Mesfushori i Atalantës shfrytëzoi një asist të Embolo dhe mposhti portierin Simon me një goditje të saktë. Pa gola pjesa e parë mes Portugalisë dhe Francës.

 

Kampionët e Europës dhe të Botës, kanë krijuar raste në takimin që po luhet në “Estadio da Luz” të Lisbonës, por pa arritur dot te rruga e rrjetës. Ndërkohë, në Solna po përballen edhe Suedia me Kroacinë.

 

Vendasit kanë zhvilluar një pjesë të parë perfekte, duke ia dalë të gjejnë dy herë golin me anë të juventinit Dejan Kulusevski dhe rrjetës së Marcus Danielson në minutat shtesë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!