Gjermania është treguar e pamëshirshme ndaj Letonisë, duke e mundur në miqësore me rezultatin 7-1. Pancerat po përgatiten për EURO 2020 dhe në këtë duel kanë mundur të aplikojnë skemat sulmuese dhe ka funksionuar.
Skuadra e drejtuar nga Joachim Low e ka gjetur rrugën e rrjetës 5 herë që në 45 minutat e para. Gosens ishte ai që e zhbllokoi ndeshjen pa u bërë 20 minuta lojë.
Më pas Gundogan dhe Muller i çuan shifrat në 3-0 për tetë minuta. Miqtë ndëshkuan veten me një autogol të Ozols, kurse në minutën e fundit Gnabry shënoi edhe golin e pestë.
Timo Ëerner u hodh në fushë në pjesën e dytë dhe për pesë minuta gjeti rrugën e rrjetës. Në të 75′ Letonia realizoi golin e nderit me Savaljevs dhe 1 minutë më pas Sane shënoi të shtatin dhe të fundit për Gjermaninë.
GJERMANI-LETONI 7-1
Shënues: Gosens 19′, Gundogan 21′, Muller 27′, Ozols (aut.) 39′, Gnabry 45′, Werner 50′, Sane 76′ / Saveljevs 75′