Një breshkë deti e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur mëngjesin e sotëm në zonën e Plazhit të Ri në Vlorë.
Sipas specialistëve të mjedisit, dyshohet se breshka mund të jetë goditur nga ndonjë mjet lundrues ose të ketë gëlltitur plastikë, çka i ka shkaktuar vdekjen.
Breshka peshon rreth 50 kg dhe përfaqëson një specie të veçantë e të rrallë për ujërat shqiptare. Trupi i saj do të merret në kujdes nga specialistët e zonave të mbrojtura për analizat e mëtejshme./abcnews.al


