Kombëtarja franceze duket se e ka harruar totalisht humbjen në finalen e Katarit përballë Argjentinasë teksa ka arritur të shënojë plot 3 herë në vetëm 21 minuta ndaj Hollandës.
Fillmisht ishte Antoine Griezmann, i cili gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 2′-të. Pas vetëm gjashtë minutash në të 8′-tën, pas një ekzekutimi të një goditjeje dënimi, mbrojtësi i “gjelave”, Dayot Upamecano përfiton nga rrëmuja në zonë dhe ndëshkon për të dytën herë portierin Cillessen, ndërsa për golin e 3-të mendoi kapiteni i ri i “gjelave”, Kylian Mbappe, i cili me një goditje potente në zonë pas krosimit të Aurelien Tchouameni çon topin në rrjetën e “tulipanëve” në minutën e 21′-të. Rezultati shkon në 3 me 0 për Francën. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Antoine Griezmann:
Goli i Dayot Upamecano:
Goli i Kylian Mbappe: