Driblime dehëse, madje në Itali golin e tij e cilësojnë të denjë për legjendën Diego Armando Maradona. Krahasimi me të nuk është i pavend, pasi bëhet fjalë për një argjentinas që ka dhuruar spektakël në kampionatin vendas.
LEXO EDHE: E pabesueshme ç’ndodh në Angli, veprimi i Mahrez lë pa mend Agueron (VIDEO)
Ishin minutat shtesë të përballjes mes River Plate-Centra Cordoba dhe sulmuesi Ignacio Martin Scocco mori skenën me atë që bëri në fushën e blertë. Futbollisti 34-vjeçar, i cili si zakonisht e kishte nisur nga stoli, vendosi të bënte atë që askush nuk e kishte menduar.
Scocco, pasi e bëri një prej mbrojtësve të bjerë në tokë me lëvizjet e tij, ia doli të shmangte më pas edhe portierin dhe me portën e boshatisur shënoi golin e dytë të takimit, që vulosi triumfin 2-0 të River Plate. /abcnews.al
Una locura lo de Scocco pero por favor sigan a Meli pic.twitter.com/JleANmWSQe
— Fede (@fedepiri_) February 2, 2020