ABC News ka siguruar pamje nga ngjarja e ndodhur në Pogradec, Alted Jolldashi ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spitalin e Pogradecit për të marrë trajtim mjekësor.
Siç shihet edhe nga pamjet në vendin e ngjarjes ndodhen forca policie, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë.
Ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja arme zjarri dhe një këllëf thike.
/abcnews.al/