Georgina Rodriguez, e ka surprizuar bashkëshortin e saj, Cristiano Ronaldon me një dhuratë luksoze për Krishtlindje këtë vit, duke i blerë yllit portugez një makinë Rolls Royce me vlerë mbi 300 mijë euro.
Ish-sulmuesi i Manchester United, 37 vjeç, aktualisht po shijon pak kohë me familjen e tij pasi kampionati i tij në Kupën e Botës me Portugalinë përfundoi në një dalje në çerekfinale.
Ronaldo është gjithashtu njëfutbollist i lirë pasi kontrata e tij me Djajtë e Kuq u prish, me një lëvizje në Arabinë Saudite që duket si opsioni më i mundshëm për të në merkaton e janarit.
View this post on Instagram
Por e gjithë kjo po zmbrapset për momentin pasi Ronaldo kalon pak kohë cilësore me të dashurit e tij.
Dhe partnerja Georgina ndau një video në Instagram duke dokumentuar disa nga Dita e tyre e Krishtlindjeve.
Një pjesë e klipit shfaqte Ronaldon, Georgina dhe fëmijët që dilnin përpara shtëpisë./ h.ll/abcnews.al