Ylli i PSG-së, Neymar Jr, shënoi dy gola dhe asistoi të tretin në takimin kundër Monacos, që u mbyll me rezultatin 3-3. Trajneri Tomas Tuchel aktivizoi katër sulmues, Di Marian, Neymar, Mbappe dhe Icardin.
Në sulm, PSG nuk kishte asnjë problem, por në fazën e tranzicionit, mesfusha ishte e zbuluar dhe jo më kot pësuan tre gola. Megjithatë, Neymar mendon se të katër sulmuesit funksionojnë mirë së bashku dhe kur u pyet nga një gazetar për të kundërtën, shpërtheu:
“Mendoj se funksionojmë mirë së bashku. Merremi vesh shumë mirë dhe jemi lojtarë me cilësi fantastike. Shënuam tre gola dhe ajo që thoni ju që nuk funksionojmë, është e gabuar. Prandaj kjo është përgjigja që po të jap, kështu që…”, tha ylli brazilian teksa largohej./abcnews.al
? “Why didn’t you, @MauroIcardi, Di Maria and @KMbappe work well together?”
? 2019/20 record when playing together:
? 14 Games
⚽️ 31 Goals
? 20 Assists? @NeymarJR was NOT happy with the question. pic.twitter.com/JiJvxfMJwn
— SPORF (@Sporf) January 13, 2020