VIDEO/ Gati sa nuk i pushoi zemra, reagimi epik i babait të Luis Diaz pasi i biri i shënoi Brazilit

schedule16:10 - 17 Nëntor, 2023

schedule 16:10 - 17 Nëntor, 2023

Në orët e para të ditës së sotme, Kolumbia u ndesh me Brazilin dhe fituan me rezultatin 2-1 falë golave të Luis Diaz.

Kjo mbrëmje u bë edhe më e veçantë nga babai i sulmuesit kolumbian, pasi ishte në tribunë për të parë djalin e tij.

Kur Diaz shënoi golin e fitores, babai i tij nuk ishte në gjendje t’i përmbante emocionet e mëdha, duke parë nga qielli dhe me krahët hapur.

Kamerat e mbajtën gjatë të fokusuar këtë moment, dhe menjëherë u bë virale në rrjetet sociale. Babai i Luis Diaz kaloi disa ditë të vështira, pasi ishte rrëmbyer nga një grup rebel në Kolumbi, dhe vetëm pak ditë më parë u lirua prej tyre./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!