VIDEO/ Garë e ethshme për një vend në Champions, fitojnë Chelsea e Liverpool

schedule20:19 - 10 Prill, 2021

schedule 20:19 - 10 Prill, 2021

Chelsea është kthyer sot të fitorja në Premier League me një triumf 1-4 në derbin e Londrës me Crystal Palace. Tre gola në pjesën e parë shënuan djemtë e Tuchel. Fillimisht Havertz në minutën e 8, më pas Pulisic në të 10-ën dhe Zouma në të 30-ën.


Benteke ngushtoi për 1-3 në minutën e 63-të, por Pulisic tubdu sërish rrjetën dhe vulosi shifrat 1-4. Pas këtij triumfi Chelsea ruan vendiin e katërt në renditje (vendi i fundit që të çon në Champions), dy pikë më shumë se Liverpool, i pesti. Edhe kjo e fundit fitoi sot, megjithëse me vështirësi.

Skuadra e Jurgen Klopp mposhti në shtëpi Aston Villan me shifrat 2-1. Fillimisht shënuan miqtë, por më pas djemtë e Klopp përmbysën me golat e Salah në minutën e 57-të dhe të Arnold në minutën e parë të shtesës, kur Liverpool po sulmonte me gjithë artilerinë. /abcnews.al