VIDEO/ Galtier rrezikoi duke zëvendësuar Messin në ndeshjen ndaj Monacos, reagimi i pleshtit bëhet viral

schedule16:20 - 29 Gusht, 2022

schedule 16:20 - 29 Gusht, 2022

PSG humbi një mundësi të madhe ndaj Monacos. Kampionët u ndëshkuan të parët, ndërsa do të ishte Neymar që do të barazonte shifrat, por skuadra nuk mundi ta merrte fitoren.

Me rezultatin që ishte 1-1, Christophe Galtier vendosi të zëvendësojë Lionel Messin. Ishte minuta e 85-të kur trajneri mori vendimin për të zëvendësuar argjentinasin me spanjollin Pablo Sarabia.

E habitshme ishte se Messi ishte një nga më aktivët në sulmin e skuadrës pariziene, në fakt ai kishte goditur në një rast shtyllën, por kjo është shumë pak për një lojtar si “Pleshti”.

Messi u zëvendësua dhe të gjithë kamerat e transmetimit e ndoqën nga pas. Dikush nga pankina i bën një pyetje argjentinasit, së cilës i përgjigjet me një mimikë që do të thotë se s’ka kuptuar asgjë.

Duhet theksuar se PSG do të përballet me një sërë ndeshjesh të rëndësishme për shkak të fillimit të UEFA Champions League , ndaj kujdesi për Messin gjatë minutave të fundit me siguri ka qenë edhe një çështje strategjike për Galtier përballë angazhimeve të radhës.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!