Ka përfunduar në “Santiago Bernabeu”, supersfida mes Real Madrid dhe Liverpool, me fitoren minimale 1 me 0, të “galaktikëve”, të cilët arrijnë sërish të kualifikohen për në fazën çerek-finale të kompeticionit të tyre të preferuar, UEFA Champions League.
Një gol i “bomberit” francez Karim Benzema në minutën e 80’-të, të sfidës ka mjaftuar për të vulosur fitoren e radhës ndaj “të kuqve” të Jurgen Klopp, pas asaj fitoreje magjike 2 me 5 para 2 javësh në “Anfield Road”.
Real Madrid bëhet në këtë mënyrë ekipi i fundit që arrin në çerek-finalet e UEFA Champions League dhe tashmë pritet vetëm hedhja e shortit për ekipet e mbetur në Ligën e Kampionëve, short i cili do të hidhet mesditën e të premtes në Nyon të Francës.
Ndeshjet e para të çerekfinaleve do të zhvillohen më 11 dhe 12 prill, ndërsa të kthimit më 18 dhe 19 prill. Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 9 dhe 10 maj sfidat e para dhe më 16 dhe 17 maj ndeshjet e kthimit. Finalja do të jetë ditën e shtunë më 10 qershor në Stadiumin Olimpik Atatruk në Stamboll. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: