VIDEO/ Gafë në mbrojtje, Erling Haaland ndëshkon “pulëbardhat” e Brighton

schedule16:27 - 21 Tetor, 2023

schedule 16:27 - 21 Tetor, 2023

“Qytetarët” e Manchester City duket të jenë vërtetë të papërmbajtshëm mesditën e kësaj të shtune, teksa vetëm 12 minuta pas golit të parë kanë arritur të dyfishojnë shifrat ndaj “pulëbardhave” të Brighton.

Nga një gabim në mbrojtjen e miqve përfiton “bomberi” norvegjez, Erling Haaland, i cili pasi rrëmben topin driblon vetëm pak metra dhe me një goditje potente nga jashtë zonë tund rrjetën e portierit Steele. Rezultati shkon në 2 me 0. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: