Hellas Verona po rezistonte mirë ndaj Atalantës, por një gafë e gjermanit Gunter u shfrytëzua nga Duvan Zapata në minutën e 50-të.
Mbrojtësi i ekipit vendas gaboi në kontrollin e topit dhe bomberi kolumbian përfitoi. Goli i 17-të në kampionat për Zapata dhe avantazh i rëndësishëm për ekipin e Gasperinit, që numëron katër pikë më pak se Juventusi kryesues.
Amir Rrahmani e ka nisur si titullar këtë ndeshje për Hellas Veronën, e njëjta gjë edhe për Berat Djimsitin në krahun tjetër. /abcnews.al

