Zhbllokohen dy duelet e sotme në Champions League. Manchester City ka kaluar në avantazh shumë shpejt në sfidën shtëpiake kundër Real Madrid.
Autori i golit është Rahem Sterling në minutën e nëntë. Gafë fatale e “Los Blancos” që e teprojnë me mbajtjen e topin në zonë. Gabriel Jesus i rrëmben topit francezit Varane dhe ia dhuron atë Sterling, me këtë të fundit që shënon me portën bosh.
RAHEEM STERLING, HE'S TOP OF THE LEAGUE! pic.twitter.com/VJTpBZSu1d
— AGÜERO MIL GRAU™ (@AgueroMilGrau) August 7, 2020
Gol edhe në Torino, aty ky Lyon ka nisur festën në minutën e 12-të. Miqtë fituan një penallti, për të cilin arbitri kryesor kërkoi ndihmën e VAR-it. Teknologjia e konfirmoi dhe ekzekutimin e mori përsipër Memphis Depay.
https://streamable.com/bmlof0
Holandezi nuk gaboi përballë Szczesny, të cilin e mposhti me një “panenka” shumë të bukur. Avantazh i artë për ekipin e Rudi Garcia, teksa Juventusit i duhen tre gola tani për t’u kualifikuar në çerekfinale. /abcnews.al