Debutimi i Gennaro Gattusos në stolin e Napolit ka nisur keq. Nënkampionët e Italisë presin Parmën në “San Paolo” dhe në stadium ka pllakosur heshtja. Ekipi i Dermakut, i cili po ndjek sfidën nga stoli njësoj si Elseid Hysaj në krahun tjetër, ka kaluar në avantazh në minutën e 4-t.
Gafë fatale e Koulibaly dhe Kulusevski përfiton për të marshuar drejt portës. Mbrojtësi senegalez tenton ta bllokojë në fund, por pëson një rrëzim qesharak, teksa talenti suedez mposht Meret dhe kalon Parmën në avantazh. /abcnews.al