VIDEO/ Gafë e Todibo: Asist i Rashicës, Werder kalon përpara me një eurogol

schedule16:08 - 30 Maj, 2020

schedule 16:08 - 30 Maj, 2020

Werder Bremen ka realizuar një gol të mrekullueshëm, duke zhbllokuar sfidën jashtë fushe ndaj Schalke 04. Jean-Clair Todibo bëri një gafë afër mesit të fushës dhe miqtë u nisën drejt portës kundërshtare.

Milot Rashica pasoi për Leonardo Bittencourt dhe fantazisti kaloi Werderin në avantazh në minutën e 32-të. Eurogol i lojtarit gjerman, i cili lëshoi një goditje fantastike që përfundoi në trekëndësh.

Schalke vijon formën e dobët dhe nuk ia ka dalë akoma të marrë pikën e parë pas rifillimit të Bundesligës. Goli është shumë i rëndësishëm për Werderin, që po lufton për të qëndruar në elitën e futbollit gjerman. /abcnews.al