96 sekonda është dashur që të zhbllokohet takimi dhe të vijë goli i parë në sfidën Shakhtar Donetsk-Basel, e vlefshme për çerekfinalet e Europa League.
Ekipi ukrainas u hodh menjëherë në sulm dhe fitoi një goditje këndi. Marlos krosoi, portieri zviceran bëri një dalje të pa llogaritur mirë dhe Junior Moraes dërgoi me kokë topin në rrjetë.
Festë për sulmuesin 33-vjeçar dhe për skuadrën e Shakhtar, që e nis në mënyrë perfekte këtë ndeshje dhe hedh një hap drejt kalimit në gjysmëfinale, aty ku e pret Interi. /abcnews.al