VIDEO/ Gafë e pafalshme, “huqja” e javës vjen nga Gjermania

schedule23:00 - 30 Maj, 2020

schedule 23:00 - 30 Maj, 2020

Me rikthimin e futbollit, janë rikthyer golat, emocionet dhe spektakli i futbollistëve në fushat e blerta. Por, jo vetëm gjërat e bukura, pasi dhe episodet e sikletshme apo huqjet e pabesueshme janë pjesë e një “rikthimi” të shumëpritur.

Në Bundesliga 2, u luajt takimi mes Holstein Kiel dhe Arminia Biefield, takim që u mbyll me fitoren e miqve 1-2. Holstein Kiel kishte mundësinë të kalonte vetë në avantazh në minutën e 69-të, kur sfida ishte 1-1.

Sulmuesi korean, Jae Sung-Lee, pati mundësinë të shënojë me portën e boshatisur, por në mënyrë të pashpjegueshme, e përplasi topin në traversë. Biefield përfitoi dhe kaloi në avantazh 1-2 në sekondat e fundit të sfidës, për të marrë tre pikët e plota.

Sung-Lee, 27 vjeç, ka një karrierë të pasur personale, pasi ka fituar titullin kampion në kampionatin korean, si dhe Champions League aziatike, me fanellën e Joenbuk Motors. Por kjo gafë e tij, ka marrë vëmendje të madhe dhe do t’i mbetet gjithmonë një “njollë” në karrierë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!