Manchester City ka pësuar golin e barazimit kundër Leeds, në pjesën e dytë të sfidës. Në fraksionin e parë, Sterling i kaloi në avantazh, ndërsa në minutën e 59-të, Rodrigo barazoi shifrat.
Sulmuesi spanjoll, i transferuar këtë verë nga Valencia si blerja më e shtrenjtë në historinë e Leeds, përfitoi nga një gafë e pafalshme e Ederson, duke shënuar me portën thuajse të boshatisur nga një distancë e afërt./abcnews.al
Premier League
Leeds – Man. City 1-1
Rodrigo 59’ / Sterling 7’