“Të gjitha llogariten”. Kjo është ajo që shkuan Yeovil Town, që tre ditë më parë mposhti skuadrën e Wrexham me rezultatin 3-0. Takimi i National League (liga e pestë në Angli) u zhbllokua me një gol të çuditshëm.
Rob Lainton, portieri i skuadrës mike, në vend ta godiste topin që e kishte në dorë, e la në tokë dhe sulmuesi Courtney Duffus, i cili ndodhej aty pranë, shënoi gol dhe tërboi kundërshtarin.
Lainton protestoi, me arsyetimin se lojtari i Yeovil Town i futi këmbën. Gjithçka ishte e rregullt dhe më pas vendasit realizuan edhe dy gola të tjera. Të tretin madje e shënoi një shqiptar, Albi Skëndi, në minutën e katërt shtesë. /abcnews.al
They all count! ? @courtneyduffus #YTFC ? pic.twitter.com/lDpb7tmd2a
— Yeovil Town F.C. (@YTFC) March 2, 2020