Milani nuk ka fat as kur luan më mirë se kundërshtari. Dueli në “Olimpico” kundër Romës është zhbllokuar dhe në stadium ka shpërthyer festa. Edin Dzeko ka kaluar verdhekuqtë në avantazh në goditjen e parë të Romës drejt portës.
Gjiganti boshnjak përfitoi nga një goditje këndi dhe nuk e pati të vështirë për të shënuar me kokë në minutën e 38-të. Mbrojtja e Milanit gaboi rëndë dhe la të lirë sulmuesin kryesor të ekipit të Fonsecës.
Goli i pestë në kampionat për 33-vjeçarin e Romës, teksa pritet reagimi i ekipit të Stefano Piolit, të paktën për të evituar humbjen në ndeshjen e sotme. /abcnews.al