Roma ka gjetur shumë shpejt golin e avantazhit. Verdhekuqtë po ndeshjen me Lecce në “Olimpico” dhe kanë zhbllokuar ndeshjen në minutën e 13-të. Gafë fatale e lojtarëve miq në mesfushë, Mkhitaryan rikuperon topin dhe dhuron një asist për Cengiz Under.
Turku godet menjëherë dhe mposht portierin mik duke gjetur golin e avantazhit. Objektivi i Romës është vendi i katërt që të dërgon në Europë. Ky pozicion mbahet për momentin nga Atalanta dhe diferenca mes dy skuadrave është 6 pikë. /abcnews.al