Bylisi dhe Kastrioti janë ndalur në një barazim 1-1 në “Adush Muça” për javën e 26 të Kategorisë Superiore. Ndeshja nisi me gol të menjëhershëm të Kastriotit.
Në minutën e dytë Bardhi dha një krosim në gjysmëlartësi, që arriti Prodanin dhe 22-vjeçari nuk gaboi dhe e dërgoi topin në rrjetë. Pas golit të pësuar Bylisi e mori lojën disi në kontroll, por pa rrezik serioz për Hidin.
https://streamable.com/ajkjry
Gjithsesi goli i barazimit erdhi. Në minutën e 20-të portieri i krutanëve, Isli Hidi tenton të driblojë Ntephe në afërsi të portës, por dështon dhe mesfushori i Bylisit e kthen topin në rrjetë, duke rikthyer barazpeshën.
https://streamable.com/82r1gd
Në pjesën e dytë loja nis e barabartë, por me kalimin e minutave Bylisi merr protagonizmin dhe dominon, krijon raste të pastra, por goli nuk vjen, teksa arbitri i anuloi një gol të dyshimtë. Kastrioti nga ana tjetër duket i kënaqur me barazimin dhe tenton të vonojë lojën.
Në fund të dyja skuadrat kanë disa raste të pastra, por pa rezultat, kjo ndeshje u mbyll 1-1. Ky rezultat i shkon për shtat Kastriotit, që mban diferencën të njëjtë me ballshiotët, 4 pikë. Lufta bëhet për vendin e shtatë, që të nxjerr nga ndeshjet Play-Out. /abcnews.al