Ausburg zbriti sot në fushë për t’u përplasur me ekipin e Mainz, sfidë e vlefshme për javën e 14-të në Bundesliga.
Futbollistët e Ausburg bënë një ndeshje shumë të mirë përballë rivalëve të tyre për mbijetesë dhe arritën të përmbysnin atë disavantazh të minutës së 15-të, duke udhëhequr me rezultatin 2-1.
Ausburg pati mundësinë edhe të shënonte golin e tretë, por ishte e pabesueshme ajo që futbollistët kanë humbur.
Ishte mesfushori Vargas ai që shpërtheu nga krahu i majtë dhe doli i vetëm përballë portierit. Zvicerani u tregua altruist dhe pasi te dy shokët e tij që ishin me portën e boshatisur.
Kur dukej gol i sigurt, dy lojtarët e Ausburg katranosin gjithçka dhe topi përfundon jashtë. Ndoshta gafa e vitit në Bundesligën gjermane./abcnews.al