Loris Karius është shndërruar në portier më gafator në botën e futbollit. Që nga ajo finale e Champions League mes Liverpool dhe Real Madrid dy sezone më parë, portieri gjerman ka pësuar një rënie të frikshme dhe është shndërruar në një personazh thuajse komik.
Tashmë pjesë e Besiktas, gardiani i portës vazhdon me gafat e tij. Sot, në takimin kundër Slovan, i vlefshëm për Europa League, Karius bëri një tjetër gabim trashanik, duke i dhuruar golin e avantazhit kundërshtarëve.
Një top i gjatë nga portieri kundërshtar nuk lexohet mirë nga Karius, i cili nxiton ta largojë rrezikun me kokë, por ngatërron gjithçka dhe i jep mundësinë Sporar të shënojë me portën e boshatisur./abcnews.al