Barcelona la dy pikë dje në La liga ndaj Cadiz, që mundi të marrë një barazim 1-1 në “Camp Nou”. Një ndihmë ia dha Clement Lenglet, i cili shkaktoi një penallti ndaj Ruben Sobrino në fund të ndeshjes, që më pas u shndërrua në gol nga Cadiz.
Pas ndeshjes francezi nuk mundi t’i mbajë lotët. Kjo u filmua nga një grup tifozësh, që prisnin daljen e lojtarëve të Barçës jashtë stadiumit. Lenglet duket qartë se është prekur nga ai gabim dhe shihet teksa mbulon fytyrën për të mos shquar lotët në sytë e tij.
#Sevilla FC Vídeo: Lenglet salió llorando del Camp Nou tras el penalti que provocó contra el Cádizhttps://t.co/pWMEWv98sa Síguenos y Dale Like y RT ????????????????????????
— foro.sevillista.club ? (@SevillaesPasin1) February 22, 2021
Gabimi i djeshëm e vë francezin sërish në qendër të vëmendjes. Në këtë sezon ai nuk ka mundur të tregojë nivelin e sezoneve të shkuara dhe ka bërë disa gabime, që e kanë dëmtuar edhe moralisht. Mbetet të shihet nëse ai do të rimëkëmbet emocionalisht në ditët në vijim. /abcnews.al

