Bayern Munchen ka shkatërruar Hertha Berlin me rezultatin 0-4. Bavarezët pritën plot 60 minuta për të gjetur golin e parë të sfidës, me anë të Thomas Muller. Gjermani gjuanbukur fluturimthi brenda zonës dhe mposht portierin vendas.
13 minuta më vonë, Lewandowski arrin të shënojë me anë të një penalltie, duke shkuar në kuotën e 20 golave në kampion. Polaku duket i pandalshëm dhe nga ndeshja në ndeshje, po gjen rrjetën. Alcantara trefishoi në minutën e 75-të, ndërsa Perisic në të 84-ën vendosi rezultatin final të sfidës.
Kjo fitore e ngjit Bayernin në vend të dytë në renditje, me 36 pikë. Leipzig kryesues ka katër pikë më shumë se të besuarit e Flick, ndërsa M’Gladbach zbret në vend të tretë, me 35 pikë./abcnews.al
Bundesliga, java 18
Hertha Berlin – Bayern Munchen 0-4
Muller 60′, Lewandowski (p) 73′, Alcantara 75′, Perisic 84′