Freiburg ka lënë pas krahëve humbjen me Bayer Leverkusen dhe është kthyer te fitorja. Skuadra e Amir Abrashit (qëndroi gjatë gjithë ndeshjes në pankinë) mposhti 1-0 në shtëpi M’Gladbach të vendit të katërt.
https://streamable.com/1eqxel
Goli u shënua nga Nil Petersen në minutën e 38-të. Sulmuesi gjerman, golashënuesi më i mirë i Freiburg me dhjetë gola, sapo ishte futur në fushë dhe gjeti golin menjëherë. Ai goditi bukur me kokë dhe dërgoi topin në rrjetë.
Miqtë mbeten me një lojtar më pak në minutën e 68-të pas daljes me të kuqe të Alassane Plea (mori kartonin e dytë të verdhë). Kjo ia lehtësoi punën Freiburgut, që ruajti rezultatin dhe siguroi tre pikë të rëndësishme.
Hap fals për M’Gladbach, që pretendon të kualifikohet në Champions League. Miqtë ndajnë vendin e katërt me Bayer Leverkusen, ndërsa Freiburg renditet në vend të tetë. /abcnews.al