VIDEO/ Franca e mbyll me barazimin ndaj Greqisë, Holanda “çmonton” Gjibraltarin

schedule22:51 - 21 Nëntor, 2023

schedule 22:51 - 21 Nëntor, 2023

Kanë përfunduar dhe sfidat e fundit të fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ku në grupin B, le të themi, që përveç barazimit të “gjelave” francezë nuk ka patur shumë surpriza.

Siç theksuam edhe më lart, në “OPAP Arena” të Athinës, “gjelat” e Didier Deschamps nuk kanë shkuar më shumë se barazimi, 2 me 2, ndaj “helenëve” grekë, me francezët, që shënuan në minutat 42’ e 74’, me anë të Randal Kolo Muani e Youssouf Fofana, ndërsa për vendasit barazoi Anastasios Bakasestas e Fotis Ionnadis, në minutat 56’ e 61’ të ndeshjes, për të mbyllur gjithçka në barazim.

Ndërkaq, në përballjen tjetër, atë mes Gjibraltarit dhe “tulipanëve” të Holandës, këta të fundit kanë arritur të fitojnë me rezultatin e thellë, 0 me 6, ndaj “amatorëve”. Tre gola nga Calvin Stengs, në minutat 10’, 50’ e 62’, si dhe nga një gol i Ëieffer, Koopmeiners e Cody Gakpo, në minutat 23’, 38’ e 81’, për të mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme këto eleminatore.

Përsa i përket renditjes, në vendin e parë të grupi B renditen “gjelat” e Deschamps, me plot 22 pikë, të cilët pasohen nga “tulipanët” e Holandës, me 18 pikë, Greqia, me 13 pikë, Irlanda me 6 pikë  dhe Gjibraltari me 0 pikë dhe 0 gola të shënuar. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Greqi 2 – 2 Francë