Franca ia ka dalë të barazojë ndeshjen kundër Moldavisë. Rafael Varane është autori i golit në minutën e 35-të, teksa miqtë kanë protestuar për një faull kundër portierit. Arbitri lituanez e cilësoi të rregullt kontaktin mes Giroud dhe portierit të Moldavisë dhe ka akorduar golin e barazimit.
Tjetër gol i Anglisë. Harry Kane ka shënuar sërish dhe vendasit kryesojnë 5-0 kundër Malit të Zi. Goli i tretë brenda 18 minutave për yllin e Tottenham. Kane bëhet në këtë mënyrë i pari lojtari i kombëtares ishullore që ia del të shënojë tre gola në dy ndeshje rresht në “Wembley Stadium”. Kapiteni shënoi një tregolësh edhe në fitoren 4-0 kundër Bullgarisë (me 7 shtator). /abcnews.al