Foshnja që u gjet në bodrumin e një pallati në Yzberisht ndodhet në gjendje kritike, është në oksigjen. Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije për ABC News se lindja ka ndodhur pikërisht në divanin që ishte në bodrum. Kamera e sigurisë nga jashtë kanë kapur edhe gruan që dyshohet por pamjet nuk janë të qarta. Megjithatë të njëtat burime zbulojnë se janë pranë gjetjes së nënës që e braktisi.
Kujtojmë që denoncimi për foshnjën e braktisur ka ardhur nga një qytetar i cili ka qenë në garazhdë duke pirë cigare. Ai ka parë që në një cep ishte një foshnjë e mbuluar por nuk e ka verifikuar nesë ishte në jete apo ajo. Nga ky moment ka njoftuar ambulancën dhe pastaj policinë. Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka marr foshnjën e ka transportuar në spital./abcnews.al