VIDEO | “Forma e përkohshme, klasi i përhershëm”, Alban Meha madhështor

schedule19:16 - 24 Nëntor, 2019

schedule 19:16 - 24 Nëntor, 2019

Alban Meha mbetet një mjeshtër i goditjeve të dënimit. 33-vjeçari po aktivizohet me Hessen Kassel prej verës, ekip që garon në divizionin e pestë të futbollit gjerman. Ekipi i mesfushorit nga Mitrovica fitoi 4-1 në shtëpi kundër Waldgirmes dhe tani renditet në vend të tretë me 38 pikë, pesë më pak se kryesuesit e Eddersheim.

Meha barazoi shifrat në minutën e 21-të, shënoi një gol shumë të bukur, teksa goditi edhe shtyllën në pjesën e dytë. Gjithçka nga goditjet e dënimit, një specialitet i ish-mesfushorit të kombëtares së tij, i cili shkruan këto fjalë në rrjetet sociale: “Forma e përkohshme, klasi i përhershëm!

Meha ka shënuar gjatë gjithë karrierës gola fantastikë dhe vazhdon ta bëjë diçka të tillë. I pafat në pjesën e dytë, aty ku mund të kishte shënuar një eurogol, gjithsesi mjafton rrjeta e realizuar në pjesën e parë dhe fitorja e ekipit. /abcnews.al