VIDEO/ Forcat ruse godasin Odesën gjatë takimit të Zelensky-t me kryeministrin grek

schedule14:50 - 6 Mars, 2024

schedule 14:50 - 6 Mars, 2024

Raketat balistike goditën Odesën sot, gjatë vizitës së kryeminsitrit grek për t’u takuar me presidentin ukrainas Zelensky. Kreu i administratës ushtarake rajonale të Odesa, Oleg Kiper, u bëri thirrje banorëve të qytetit të qëndrojnë në strehimore.

Alarmi është lëshuar në të gjithë Odesën për bombardime ajrore. Shpërthimi ndodhi ndërsa autokolonat e Volodymyr Zelensky dhe Kyriakos Mitsotakis ishin në lëvizje.

Ende nuk dihet nëse objekti i sulmit ishte kryeministri grek apo Presidenti i Ukrainës apo ushtria ruse tentoi të krijojë panik ndër radhët e liderëve europianë që vizitojnë Ukrainën për t’i dhënë asaj mbështetje ushtarake dhe politike.

Mitsotakis, së bashku me 8 anëtarë të ekipit të tij, janë të sigurt për momentin. Ata janë strehuar në një vend të sigurt dhe do të vazhdojnë agjendën e tyre sipas planit.

Në vazhdim kryeministri grek do të takojë anëtarë të komunitetit grek që jetojnë Odesa si edhe emigrantë lufte me origjinë greke të cilët vijnë nga rajonet e pushtuara prej rusëve në zonën e Detit të Zi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!