VIDEO/ Fluminense shkruan historinë, brazilianët mundin Boca Juniors në finalen e Copa Libertadores

schedule14:11 - 5 Nëntor, 2023

schedule 14:11 - 5 Nëntor, 2023

Mbrëmjen e së shtunë, që sapo lamë pas u zhvilluar finalja e 64-t e kompeticionit më të rëndësishëm për klube, në Amerikën e Jugut, “Copa Libertadores”, me brazilianët e Fluminensë, që në mitikun e Brazilit, “Maracana”, mundën argjentinasit e Boca Juniors, për të fituar për herë të parë në histori trofeun prestigjioz.

Koha e rregullt u mbyll me rezultatin e barabartë, 1 me 1, ku fillimisht golin e gjetën brazilanët falë Cano, në minutën e 36’ të sfidës dhe më pas në të 72’-tën, Advincula barazoi shifrat për ta çuar sfidën në kohën shtesë, ku u përcaktua dhe fituesi i kompeticionit, teksa pas një pasimi të bukur të Keno, “fantazisti” 21-vjeçar, John Kennedy tund rrjetën e argjentinasve, në minutën e 99’-tën për të çuar peshë të gjithë tifozët e pranishëm në arenën braziliane.

Ndërkaq, kujtojmë se pavarësisht se argjentinasit kishin të drejtë për 20 mijë bileta, në Rio de Zhaneiro mbërritën mbi 100 mijë tifozë, duke shkaktuar “dhimbje koke” tek autoritetet lokale dhe policia, por në fund ata që festuan ishin brazilianët. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i German Cano, 0-1:

Goli i Luis Advincula, 1-1:

Goli i John Kennedy, 1-2:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!