Rekord në Portin e Vlorës/ Rreth 2000 pasagjerë në hyrje në ditë, shifra më e lartë këtë verë

schedule11:49 - 11 Gusht, 2024

schedule 11:49 - 11 Gusht, 2024

E diela ka regjistruar numrin me te larte te udhëtarëve që hyn në Shqipëri nga Porti i Vlorës.

Me dy tragetet e mengjesit kane mberritur në vendin tonë rreth 2 mije pasagjere.

Me tragetet e planifikuara në mbremje autoritetet portuale parashikojnë që ky numër të arrijë 3 mije persona.

Kryesisht janë emigrantë që kthehen pranë familjeve dhe turiste te huaj që vizitojnë Shqipërinë.

Më të shumtë në numër janë italianët, ndiqen nga francezët, gjermanë, belgë, spanjollë, por në numër më të ulët.

Tre ditet e fundit kane shenuar fluks te larte te pasagjereve ne Portin e Vlores. Per te mos krijuar rradhe është punuar me 6 sportele.

Korriku sipas autoriteteve të Portit të Vlorës u mbyll me rreth 700 pasagjerë më tepër se viti i shkuar. Ata parashikojnë tejkalim të numrit të udhëtarëve të nje viti me pare dhe në gusht./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!