VIDEO/ Flakadanë, festë e brohorima, “Tifozat Kuq e Zi” nisen drejt mitikut “Air Albania”

schedule18:16 - 12 Tetor, 2023

schedule 18:16 - 12 Tetor, 2023

Ashtu si në çdo përballje të Kombëtares sonë dhe në sfidën e mbrëmjes së kësaj të enjte ndaj Çekisë, nuk kishte si të mungonte prezanca e tifo-grupit, “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët vetëm pak minuta më parë kanë filluar rrugëtimin e tyre drejt mitikut “Air Albania”.

Nga pamjet e siguruara, nga abcnews.al, duket që tifozët janë të “elektrizuar”, teksa shfaqen duke brohoritur e duke ndezur flakadanë të shumtë në prag të kësaj sfide tejet të rëndësishme për rrugëtimin e “legjionarëve” tanë drejt fazës së grupeve të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024. /i.m /abcnews.al