Futbolli është sporti më i populluar në botë dhe të fal emocione të papërshkrueshme. Ashtu ishte mbrëmjen e djeshme rasti i mbrojtësit të Deportivo La Coruna, Vasilios Lampropoulos, i cili në fundin e takimit nuk i mbajti dot lotët.
Deportivo militon në ligën e dytë spanjolle dhe këtë sezon gjërat nuk po shkojnë siç duhet, pasi renditen në vendin e fundit me vetëm 15 pikë. Ekipi spanjoll arriti të mposhtë 2-1 në shtëpi Tenerifen dhe kjo ishte fitorja e parë pas 4 muajve.
Fitorja e shumëpritur erdhi vetëm në fundin e takimit dhe greku Lampropoulos e përjetoi shumë, duke shpërthyer në lot. Rezultati pozitiv erdhi kundër një kundërshtari direkt si Tenerife dhe tashmë ka një dritë shprese për La Corunan. /abcnews.al
HONOR pic.twitter.com/EBuZZy7Vnt
— Adri (@Adri_RCDC) 20 December 2019