Sevilla vijon të fitojë dhe të tregojë një formë të mirë. Ekipit andaluzian i mjaftoi një gol i Diego Carlos për të mposhtur në shtëpi Leganes. Mbrojtësi brazilian përfitoi nga një pasiguri e portierit mik dhe dërgoi tifozët në festë në minutën e 63-të.
Fitorja e tretë rresht dhe e nënta në gjatë këtij sezoni në kampionat për ekipin e Lopeteguit, që ngjitet përkohësisht në vend të dytë me 30 pikë, një më pak se Real Madrid. Leganes ndodhet në krizë dhe mbyll renditjen me vetëm 6 pikë të grumbulluara.
Ndeshja e radhës për Sevillan është në transfertë kundër Osasunës dhe djemtë e Lopeteguit shpresojnë që të vazhdojnë me këtë ecuri të mirë dhe të rivalizojnë për fitimin e titullit kampion. /abcnews.al
Sevilla – Leganes 1-0
(Diego Carlos 63′)