Barcelona merr fitoren e dytë radhazi në kampionat dhe numëron pikë të plota pas javës së dytë. 0-3 fituan djemtë e Roland Koeman në një fushë të komplikuar si ajo e Celta Vigos.
Ansu Fati zhbllokoi ndeshjen në minutën e 11-të. Gol i bukur i 17-vjeçarit ofensiv dhe rrjeta e tretë në dy ndeshje në La Liga. Sfida për katalanasit u komplikua në minutat e fundit të fraksionit të parë.
Mbrojtësi Lenglet mori kartonin e dytë të verdhë dhe la ekipin e tij me një lojtar më pak. Gjithsesi, Barcelona gjeti golin edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë.
FT #CeltaBarça 0-3@FCBarcelona earn 3 points after their INCREDIBLE win at Balaidos! ??❤️#LiveResults pic.twitter.com/Rh7YjcDPZa
— LaLiga English (@LaLigaEN) October 1, 2020
Lucas Olaza dërgoi topin në portën e tij në minutën e 51-të, autogol që demoralizoi vendasit. Në shtesa erdhi erdhe rrjeta e Sergi Robertos, që vulosi triumfin me “tris” të Barçës. /abcnews.al