“Nëndetësja Blu” ka “fundosur” kundërshtarin e radhës, në “Niko Dovona”, me Dinamon e Dritan Mehmetit që pasditen e kësaj të diele ka mundur në “shtëpi”, me rezultatin e pastër, 2 me 0, “bardhezinjtë” e Laçit, në përballjen e vlefshme për javën e 15-të të Kategorisë Superiore.
Nga një gol për secilën pjesë i mjaftoi Dinamos, ku fillimisht rrugën e rrjetës e gjeti Fatjon Andoni, në minutën e 44’-t të sfidës, ndërsa për “vulosur” rezultatin, 2 me 0 mendoi 25-vjeçari, Patrik Bardhi, i cili pasi driblon bukur një mbrojtjës të “kurbinasve” shtyn topin në rrjetën e boshatisur.
Falë kësaj fitoreje, djemtë e Dritan Mehmetit ngjiten në kuotën e 19 pikëve, duke u pozicionuar tashmë në vendin e 5-të të renditjes, veëm 2 pikë larg “Final 4”, ndërsa “kurbinasit” e Laçit mbeten në vendin e 8-të të renditjes, me 16 pikë, po aq Kukësi i vendit të 7-të dhe Erzeni i vendit të 9-të. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Fatjon Andonit, 1-0:
Goli i Patrik Bardhit, 2-0: